Sot Turqia nuk planifikon të reduktojë importet e gazit natyror nga Irani, citon agjencia Anadolu të premten ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Taner Jildiz.
“Turqia nuk planifikon të reduktojë furnizimet me gaz nga Irani, pasi sanksionet e BE-së kundër Iranit nuk do të mbulojnë kontratat ekzistuese”, tha Yildiz.
Në mesin e tetorit, qeveritë e vendeve të BE-së vendosën sanksione kundër kompanive të mëdha shtetërore iraniane në industrinë e naftës dhe gazit dhe forcuan kufizimet ndaj Bankës Qendrore, duke rritur presionin financiar mbi programin bërthamor të Teheranit.
Në vitin 1996, Irani dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje për të furnizuar Turqinë me 10 miliardë metra kub gaz në vit (30 milionë metra kub në ditë).
Sipas të dhënave statistikore të Kompanisë Shtetërore Turke të Gazsjellësit Botas, Turqia importoi 39.7 miliardë metra kub gaz nga Irani në vitin 2011.
Eksportet e gazit iranian drejt Turqisë u rritën me 12 për qind në vitin 2011, krahasuar me vitin 2010 dhe arritën në 24 milionë metra kub gaz në ditë.
(Tendenca AZ)



