Sulmuesi i Argjentinës, Lionel Messi është kurorëzuar futbollisti i vitit në botë për të katërtën herë radhazi, pasi mori çmimin e Topit të Artë nga FIFA në një ceremoni në Cyrih.
25-vjeçari mundi bashkëlojtarin e Barcelonës, Andres Iniesta dhe Cristiano Ronaldon e Real Madridit për të fituar trofeun.
Messi, i cili e përfundoi vitin 2012 me 91 gola, bëhet lojtari i vetëm në histori që ka fituar katër çmime, duke thyer rekordin që mbante së bashku me presidentin e UEFA-s, Michel Platini dhe dyshen holandeze Johan Cruyff dhe Marco Van Basten.
Reprezentuesi argjentinas mori 41.60 për qind të votave, me Ronaldon 23.68 për qind.
Pavarësisht se e udhëhoqi Real Madridin drejt një triumfi të bujshëm në La Liga vitin e kaluar, ish-anësori i United doli i dyti ndërsa trajneri i tij Jose Mourinho zgjodhi të mos merrte pjesë në ceremoni.
Reprezentuesi spanjoll Andres Iniesta përfundimisht duhej të kënaqej me vendin e tretë me 10.91 për qind.
28-vjeçari luajti në të gjashtë ndeshjet e Spanjës në Kampionatin Evropian në Poloni dhe Ukrainë dhe u shpall lojtari i ndeshjes në tre prej tyre, përfshirë fitoren e theksuar 4-0 të La Roja ndaj Italisë në finale.
Dhe ndërsa sulmuesja amerikane Abby Wambach u shpall lojtarja më e mirë e vitit për femra, Vicente del Bosque e Spanjës u votua si trajneri i vitit për herë të parë, duke mbajtur larg Mourinhon dhe ish-trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiolën.
[vsw id=”DXaOh1O7Dj8″ source=”youtube” width=”425″ height=”344″ autoplay=”jo”]
Euronews



