Ishte hera e dytë që anëtarëve të familjes së Morsit u ndaluan të vizitonin liderin e arrestuar që kur ai arriti t'i përcjellë një mesazh popullit egjiptian në fillim të këtij muaji nëpërmjet avokatëve, tha Osama.
Dy djemtë e presidentit të rrëzuar egjiptian Mohamed Morsi u ndaluan të vizitojnë liderin e burgosur të martën pa arsye, tha djali i Morsit, Osama.
“Unë dhe vëllai im shkuam sot në burgun Burg al-Arab për të vizituar babanë tonë, por u habitëm kur gjetëm administratorët e burgut duke na thënë se vizita ishte refuzuar, edhe pse ne kemi të drejtë për katër vizita në muaj pa marrë leje paraprake. ”, tha Osama për Anadolu Agency.
Ishte hera e dytë që anëtarëve të familjes së Morsit u ndalohej të vizitonin liderin e arrestuar që kur ai arriti t'i përcjellë një mesazh popullit egjiptian në fillim të këtij muaji nëpërmjet avokatëve që e kishin vizituar atë në burg, vuri në dukje Osama.
Morsi u dërgua në burgun e sigurisë maksimale të Aleksandrisë, Burg al-Arab në fillim të këtij muaji, pasi u paraqit në gjykatë me shtatë të pandehur të tjerë për t'iu përgjigjur akuzave se ai kishte "nxitur vrasjen" e demonstruesve jashtë pallatit presidencial Ittihadiya të Kajros në fund të vitit të kaluar.
Morsi, nga ana e tij, ka refuzuar të njohë legjitimitetin e gjyqit, duke i thënë kryetarit të trupit në një moment se ai ende përfaqësonte presidentin legjitim të Egjiptit.
Një seancë gjyqësore e 4 nëntorit ishte paraqitja e parë publike e Morsit që kur u hoq nga ushtria më 3 korrik pas demonstratave masive kundër presidencës së tij.
Mbështetësit e Morsit, të cilët e përshkruajnë rrëzimin e tij këtë verë si një grusht shteti të paligjshëm ushtarak, këmbëngulin se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.
Procedurat gjyqësore në çështjen e nxitjes u shtynë me gati dy muaj – tani janë planifikuar të rifillojnë më 8 janar – pasi avokatët mbrojtës kërkuan më shumë kohë për të shqyrtuar dokumentacionin në lidhje me çështjen.
AA



