Salah Abdeslam, i dyshuar për rolin kryesor në sulmet e Parisit ku u vranë 130 persona, është ekstraduar në Francë nga Belgjika, thanë të mërkurën prokurorët federalë belgë.
“Mund të konfirmoj se ai është ekstraduar”, tha një zëdhënëse e prokurorëve federalë të Belgjikës.
Abdeslam, 26 vjeç, ishte i arratisuri më i kërkuar në Evropë deri në kapjen e tij në Bruksel më 18 mars, pas një gjuetie katërmujore.
Hetuesit kanë thënë se ai u tha atyre se kishte rregulluar logjistikën për sulmet e 13 nëntorit dhe kishte planifikuar të hidhte veten në erë në një stadium sportiv në Paris, por u tërhoq në minutën e fundit.



