Turqia thotë se konflikti sirian mund të përhapet në kufijtë e saj pasi numri i refugjatëve sirianë në Turqi është rritur në më shumë se 29,000.
Zëvendësministri i Jashtëm Naci Koru i tha televizionit shtetëror TRT të mërkurën se "ne jemi të shqetësuar nga mundësia që mund të përhapet tek ne". Koru nuk komentoi akuzat e Sekretares së Shtetit të SHBA-së Hillary Rodham Clinton se Moska po i dërgonte helikopterë sulmues regjimit të presidentit sirian Bashar Assad, por tha se konflikti sirian është një çështje që “ka të bëjë me sigurinë tonë”. Koru tha se 1,400 refugjatë të tjerë sirianë mbërritën në dy ditët e fundit duke e rritur numrin e përgjithshëm në më shumë se 29,000.



