Inxhinierët turq do të fillojnë detyrën e tyre në Qendrën Turke të Prodhimit Satelitor.
22 inxhinierë turq që u dërguan fillimisht në Francë dhe më pas në Japoni në lidhje me programin e transferimit të teknologjisë satelitore në përputhje me vendimin e marrë nga Këshilli i Ministrave në 2005, do të drejtojnë projektimin dhe prodhimin e një projekti satelitor vendas.
Inxhinierët turq të përzgjedhur nga një grup kompetent në teknologjitë satelitore, do të fillojnë detyrën e tyre në Qendrën Turke të Prodhimit Satelitor.
Drejtori i Përgjithshëm i TURKSAT, Ozkan Dalbay deklaroi se inxhinierët u dërguan për trajnim brenda një plani dhjetë vjeçar dhe tha, "Ne kemi iniciuar punimet për projektimin dhe prodhimin e një sateliti unik dhe vendas të komunikimit me inxhinierët".
Agjencia Anatolia



